Zyrtarizoi largimin e Messit, PSG reagon ndaj deklaratës së Galtier

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, ditën e sotme zyrtarizoi largimin e Lionel Messit.
Në konferencë para ndeshjes me Clemontin, ai tha se kjo do të jetë ndeshja e fundit e sulmuesit argjentinas te skuadra parisiene.
“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në Parc des Princes kundër Clermont” ka thënë Galtier.
Kjo deklaratë e teknikut francezë ka bërë që të reagoj klubi i PSG-së, duke thënë për mediat se Galtier nuk u shpreh saktë.
“Christophe Galtier u shpreh jo shumë saktë. Duam t’ju sigurojmë se ai donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të ishte e fundit për Messin dhe PSG këtë sezon”, thuhet në deklaratën e PSG-së./