Zyrtari amerikan: Trump do të bëjë gjithçka për ta shmangur luftën bërthamore me Korenë Veriore

Share Messenger

Presidenti Donald Trump dëshiron ta shmangë luftën bërthamore me Korenë Veriore dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta shmangur konfliktin, ka thënë sot sekretari i Thesarit Amerikan, Steve Mnuchin.

“Mund t’ju siguroj se prioriteti numër një i presidentit është siguria e popullit amerikan dhe aleatëve tanë”, ka thënë Mnuchin për ABC News, transmeton Express.

“Presidenti nuk dëshiron të jetë në luftë bërthamore dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar se lufta nuk do të ndodhë”, ka shtuar ai.

Por, Donald Trump e ka rritur përsëri retoriken e fjalëve ndaj Koresë Veriore, duke e paralajmëruar sot ministrin e Jashtëm të Veriut se ai dhe lideri Kim Jong-Un nuk do të zgjasin shumë.

Share Messenger

Më të lexuarat