Zyrtare: Yusuf Demir largohet nga Barcelona

Share Messenger

Barcelona ka kompletuar largimin e talentit Yusuf Demir te Rapid Wien.

Demir ishte te Barcelona në formë huazimi nga klubi austriak, por me ardhjen e trajnerit Xavi Hernandez, gjërat ndryshuan me teknikun spanjoll që preferojë lojtarë të tjerë.

Kësisoj, Barcelona vendosi të ndërprejë huazimin dhe tashmë kanë arritur marrëveshje me Demirin.

“FC Barcleona dhe Rapid Wien kanë arritur marrëveshje për të finalizuar huazimin e lojtarit Yusuf Demir, që rikthehet te skuadra austriake”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, me largimin e Demir, Barcelona mund të regjistrojë Nicon dhe Gavin si lojtar të ekipit të parë.

Share Messenger

Më të lexuarat