Zyrtare: Nesër votohet për rrezimin e Qeverisë Kurti, Osmani ishte kundër seances

Share Messenger

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër në orën 11:00 të mbahet seanca e Kuvendit për votimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, mocion ky i përgatitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partneri i koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës më në fund ka marrë vendim për mbajtjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, krejt kjo pas rekomandimit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Prej gjashtë anëtarëve të kryesisë katër anëtar kanë votuar për mbajtjen e seancës nesër, kurse Vjosa Osmani dhe Arbërie Nagavci kanë votuar kundër.

Kujtojmë se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë është inicuar nga partneri i koalicionit Lidhja demokratike e Kosovës, pasi që Albin Kurti shkarkoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe nuk hoqi taksën 100% ndaj Serbisë pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Share Messenger

Më të lexuarat