Zyrtare: Dejan Lovren largohet nga Liverpooli, befason me skuadrën e re

Share Messenger

Pas gjashtë viteve të kaluara në ‘Anfield Road’, Dejan Lovren është larguar nga kampioni i ri anglez, Liverpooli.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kroacisë ka kompletuar transferimin e tij te skuadra ruse, Zenit Saint Petersburg.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi rus përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit. Zeniti ka njoftuar se 31 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

Dejan Lovren regjistroi 185 ndeshje me Liverpoolin, duke shënuar 8 gola. Në vitin e fundit, mbrojtësi kroat fitoi titullin në Premier Ligë me Liverpoolin, teksa një vit më parë fituan Ligën e Kampionëve

Share Messenger

Më të lexuarat