Zyrtare: Bulliqi i Vetëvendosjes fiton Podujevën pa balotazh

Share Messenger

Shemsi Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve Lokale “Demokracia Fillon Këtu” ka treguar rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë.

51.1% për Bulliqin – VV

37.67 për Rudarin – LDK

11.32 për Fetahun – PDK

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në Dukagjini.

Disa prej zyrtarëve të lartë të LVV’së tashmë e kanë shpallur fitoren në Podujevë.

Kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari, ka thënë se është akoma herët të flitet për rezultatet.

Ndërkaq, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se brenda dy orësh do të dihet rezultati preliminar.

Sipas të dhënave të KQZ’së, në Podujevë kanë dalë në zgjedhje 40.51 për qind e votuesve.

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.

Kushdo që sot fiton zgjedhjet në Podujevë, do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.

Share Messenger

Më të lexuarat