Zyra e BE-së mirëpret miratimin e buxhetit të Kosovës

Share Messenger

Pas miratimit të buxhetit për vitin 2021 në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog.

Përmes një postimi në “Twitter”, Szunyog ka thënë se buxheti është i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe social të Kosovës.

“E mirëpres miratimin e sotëm të buxhetit 2021 dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës. Pasja e buxhetit është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe social të Kosovës”, ka shkruar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat