ZPS-ja përfundon hetimet ndaj Salih Mustafës, kërkohet fillimi i procesit gjyqësor

Share Messenger

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës.

Gjatë kësaj seance, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që të fillojë procesi gjyqësor ndaj Mustafës. ZPS-ja ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet e veta, përveç dy aktiviteteve hetimore por të cilat sipas tyre nuk e pengojnë nisjen e procesit gjyqësor.

“ZPS i ka përfunduar hetimet e veta, ka dy aktivitete hetimore që nuk kanë përfunduar ende dhe kemi depozituar një dokument të portokolluar sot në mëngjes. Tjetër aktivitet hetimor që nuk është i përfunduar, është në dijeninë tuaj gjykatës. Këto dy aktivitete të papërfunduara nuk e pengojnë fillimin e procesit gjyqësor”, tha përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit.

Më 28 shtator 2020 ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor 2020 ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja, kurse më 23 nëntor 2020 Gjykata kishte vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

Share Messenger

Më të lexuarat