Zotëroni ditën, Zotëroni natën: Realizoni fotot dhe videot perfekte me serinë Galaxy S22

Share Messenger

Kontenti që ndajmë në rrjetet sociale, mënyra se si shprehim veten, tregon shumë për gjithësecilin prej nesh, pasionet tona e jo vetëm. Qëllimi është të shkrepim foton ideale në vendin e duhur e momentin e duhur, e ky i fundit shpesh lidhet me ndriçimin apo shkëlqimin e diellit. Por pse të kufizohemi nga drita për të shkrepur foton më të bukur? Pavarësisht nëse jeni një fotograf amator apo profesionist, seria Galaxy S22 ju jep të gjitha mjetet që ju nevojiten për të bërë një fotografi të bukur çdo herë, ditën apo natën. Më poshtë ju njohim me disa prej tyre:

Nightography
Frymëzimi nuk pret për ndriçimin perfekt dhe tani nuk ke pse pret as ti. Veçoritë e avancuara të Nightography të disponueshme në të gjithë familjen e pajisjeve S22 ju lejojnë të kapni video dhe foto të pastra si në kamerën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, pavarësisht nëse jeni duke regjistruar gjatë ditës ose natës. Me sensorin e pikselve 23% më të madh në krahasim me S21 & S21+ dhe teknologjinë Adaptive Pixel – kamera është projektuar për të kapur më shumë dritë, për të nxjerrë në pah detaje edhe në errësirë. Plus, lentet e përparuara Super Clear Glass të S22 Ultra ju ndihmojnë të bëni video më të qarta gjatë natës. Për një përvojë edhe më të fuqishme mund të aktivizoni Night Mode.
ADVERTISING

Lexo Edhe:

#5 Signs Your Body Tells You Are Aging Too Fast

Vriten dy nga pilotët kryesorë të Putinit – Gazeta Express
Portrait Mode
Me serinë Galaxy S22, portretet dhe autoportretet do të duken më mirë se kurrë, madje edhe detajet më të vogla do duken mjaft të qarta falë një algoritmi të sofistikuar të inteligjencës artificiale – AI Stereo Depth Map i ri. E njëjta gjë vlen edhe për katërputrakun tuaj të preferuar: Portrait Mode i ri i parandalon që qimet e kafshëve shtëpiake të përzihen në sfond, kështu që ju do t’i bëni fotot më të bukura kafshëve tuaja.

Auto Framing
Opsioni Auto Framing i videos siguron që kamera juaj gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona. Pavarësisht nëse lëviz apo nëse në kuadro hyjnë dhe dalin njerëz, kamera do të qëndrojë e fokusuar automatikisht, duke zbuluar dhe gjurmuar deri në 10 persona.

Space Zoom
Cilësia e përmirësuar e kamerës së serisë Galaxy S22 lejon zmadhimin dixhital. Kamera e S22 dhe S22+ mundëson zmadhimin në 3x, 30x apo në ndonjë vlerë midis — secila prej tyre jep detaje të qarta nga distanca. Ndërsa S22 Ultra me sistemin Dual Tele Zoom ofron zmadhim optik të fuqishëm, duke kaluar nga 3x në 10x. Pastaj, lenteja e dyfishtë e palosur dhe super rezolucioni i përmirësuar me inteligjencë artificiale vazhdojnë veprimin derisa të jesh 100x më pranë aksionit, pa bërë asnjë hap.

Expert Raw
Expert RAW oforn kontroll të plotë mbi fotografitë e tua, duke i ruajtur skedarët RAW direkt në galeri. Mund të editoni brenda kamerës dhe shkrepni fotografi me rreze të lartë dinamike me formatin Multi Frame RAW 13. Zgjidhni opsionet: ISO, Shutter-Speed, Balance White, EV dhe zgjidhni midis tyre lente të ndryshme. Ose mund t’i ndash skedarët RAW direkt në një telefon tjetër dhe t’i kërkosh shokut tënd që t’i shikojë. Expert RAW duhet të shkarkohet veçmas nga Galaxy Store, falas, përpara përdorimit.

Frymëzimi juaj nuk e di sa është ora, ndaj qoftë ditën apo natën dilni dhe shkrepni foto unike me serinë e re Samsung Galaxy S22, e cila tashmë është e disponueshme edhe në Kosovë. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/

Share Messenger

Më të lexuarat