Zidane i “vardiset” Juventusit: Torino është në zemrën time

Share Messenger

Zinedine Zidane ka nisur një mesazh dashurie për Italinë dhe Juventusin në Torino.

Sapo ndeshja ndaj Liverpool përfundoi, trajneri i Real Madridit iu “shkeli syrin” bardhezinjve nëpërmjet “Sky Sport Italia”.

“Më pëlqen ajo që bëj. Është e vështirë të bëj më mirë, edhe nëse kam ekip për këtë. Italia është në zemrën time, kam kaluar 5 vite në Torino. Juventusi është ende i rëndësishëm për mua. Por, tani jam këtu…”

Francezi luajti 212 ndeshje me fanellën e Juventusit, në të cilat shënoi 31 gola dhe dha 38 asiste. Në rekordin e tij si lojtar bardhezi ka dy Kupa Italiane, një Interkontinentale, një Superkupë Europiane dhe një tjetër të Italisë.

Zidane erdhi te Juventusi në vitin 1996 nga Girondins de Bordeaux në këmbim të 3.500.000 eurove. Në sezonin e tij të parë në Itali shënoi 7 gola dhe dha 3 asiste, njërin për të fituar “Intercontinental”, në 44 ndeshje. Viti i tij i dytë në Torino, sezoni 97/98, ishte më i miri në rolin e tij si shënues i 11 golave dhe 8 asisteve në 48 ndeshje.

Në 98/99 numri i tyre ra në 2 gola dhe 6 asiste në 40 ndeshje. Zidane u përmirësua një sezon më vonë me 5 gola dhe një assist në 41 ndeshje, para se të linte gjurmët e fundit si bardhezi me 6 gola dhe 14 asiste në 39 ndeshje. Më pas nënshkroi me Real Madridin në verën e vitit 2001, në këmbim të 77.500.000 eurove.

Share Messenger

Më të lexuarat