Zidane për Mbappen: Lojtarët e mëdhenj mund të luajnë ku të duan

Share Messenger

Zinedine Zidane e ka thënë se lojtarët që janë super yjeve, sikurse sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, kanë aftësinë të zgjedhin se ku duan të luajnë.

Ishte Ronaldo Nazario që kishte thënë se lojtarët e shkëlqyeshëm mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre.

“Në fund të fundit po, mendoj njëjtë sikurse që e tha Ronaldo”.

“Unë mendoj të njëjtën gjë, por të gjithë kanë një kontratë dhe nuk është mirë të përfshiheni në gjërat e lojtarëve, por unë mendoj të njëjtën gjë”, ka thënë Zidane.

Zidane nuk donte të shtonte asgjë më shumë në lidhje me Mbappe, por ai u pyet për ardhjen e mundshme të David Alaba, që flitet se ka marrëveshje për t’u bashkuar me Los Blancos në qershor.

“Më vjen keq, unë thashë të njëjtën gjë dhe për Alaba”, deklaroi Zidane.

Share Messenger

Më të lexuarat