Zhegrova merr urimet nga yjet shqiptarë

Përmes një postimi në Instagram, Zhegrova tha: “I lumtur dhe krenar që iu bashkova Lilles, le të fillojë ky rrugëtim!”.
Ai ka marrë shumë urime në këtë postim, derisa i kanë komentuar edhe shokët si Rrahmani, Fazliji, Arbër Zeneli, Kololli, Herolind Shala e të tjerë.
Urim ka marrë tashmë edhe nga ish shoku i skuadrës te Baseli, Taulant Xhaka.
“Suksese babik, edhe ishalla të shkon sa ma mirë”, i ka komentuar Xhaka.
Lille që fitoi titullin vitin e kaluar në Francë, nuk është në pozicion të mirë në Ligue 1 këtë edicion, renditet në vendin e 10 me 28 pikë.
Xhegrova do të ketë shansin që të shijojë edhe UEFA Champions Leaguen pasi Lille në shkurt do të përballet me Chelsean.