‘Zemra ime u kyç’, Strakosha ua prezanton të dashurën prindërve

Share Messenger

Thomas Strakosha kaloi një periudhë të vështirë, teksa para një muaji rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe për këtë arsye ishte i detyruar të qëndronte jashtë fushave të lojës.

Megjithatë tashëm gjithçka ka kaluar dhe portieri shqiptar i është kthyer jetës së përditshme. Përveç Lacios, Strakosha i është kthyer edhe familjes së tij, që jeton në Athinë dhe përbëhet nga nëna, babai, Foto Strakosha dhe vëllai Dimitris.Portieri i Kombëtares, ka udhëtuar drejt Greqisë, por nuk ishte i vetëm. Ai ka marrë me vete edhe të dashurën e tij Ester Adjoa Asiedu , për ta çuar në shtëpi për t’ia prezantuar prindërve të tij, panorama sport.

Gjatë udhëtimit për në Greqi Strakosha nuk nguroi të postonte edhe foto krahë partneres së tij, teksa e shoqëroi me shkrimin: “Zemra ime u kyç”. Në këtë mënyrë, portieri 25-vjeçar, i ka mbyllur derën edhe shumë vajzave të tjera, që e ngacmonin me mesazhe.

Share Messenger

Më të lexuarat