Zemaj thotë se javën tjetër do të punësohen 350 mjekë

Share Messenger

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se që nga java tjetër edhe 350 mjekë do punësohen në Kosovë.

Zemaj po mburret se prej që ka ardhur si ministër ka hapur vende të reja të punës dhe po menaxhon mirë me pandeminë COVID-19.

Ai ka thënë se prej kur ka marrë mandatin janë punësuar 200 mjekë në vend, kurse edhe 350 të tjerë do punësohen në javën që vjen.

“Javën tjetër do të punësohen edhe 350 mjekë të tjerë. Kemi shpallë konkursin për specializime dhe do të bëhen 1043 specializantë dhe do të punësohen”, është shprehur Zemaj.

Zemaj po thotë se për tre muaj sa është ministër i Shëndëtësisë, në institucionet shëndetësore do të jenë të punësuar më shumë se një 1600 mjekë dhe infermierë.

Share Messenger

Më të lexuarat