Zemaj konfirmon se po gjobiten bizneset që s’po i respektojnë rregullat: Paralajmëron masa më të ashpra

Share Messenger

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të dielën ka vizituar Aeroportin e Prishtinësl. Nga atje, ai ka konfirmuar se kanë nisur me gjoba për bizneset që nuk po i respektojnë masat kundër pandemisë.

Përmes një shkrimi ë rrjetin social Facebook, Zemaj tha se inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri.

“Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës! Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19”, thotë ministri i Shëndetësisë.

Shkrimi i plotë:

Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës!

Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve

Share Messenger

Më të lexuarat