Zemaj i kërkon Italisë mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë për betejën me COVID-19

Share Messenger

Zemaj i kërkon Italisë mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë për betejën me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga Italia që të dërgojë profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë për të ndihmuar vendin në luftën me COVID-19,.

Një kërkesë të tillë, Zemaj e ka bërë në takimin që ka pasur me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

“Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë. Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19”, ka shkruar Zemaj.

Me Ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando biseduam për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve,…

Gepostet von Armend Zemaj am Montag, 31. August 2020

Share Messenger

Më të lexuarat