Zelensky e dekoron presidentin Biden

Share Messenger

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga homologu Joe Biden.

Lideri ukrainas e cilësoi një nder të madh ftesën për të vizituar SHBA dhe falënderoi presidentin Biden për kontributin që vendi i tij i ka dhënë Ukrainës gjatë këtyre muajve luftë.

Mes të tjerash, Zelensky i akordoi një çmim ushtarak presidentit amerikan për trimërinë e treguar në këto momente të vështira. Biden e pranoi këtë çmim me shumë kënaqësi.

Nga ana e tij, Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se SHBA mbështet paqen në Ukrainë dhe i tha Zelensky se vendi i tij ka çuditur botën me rezistencën e treguar.

Kjo është hera e parë që lideri i Ukrainës largohet nga vendi i tij që prej nisjes së luftës rreth 300 ditë më parë dhe pritet që më vonë ai të njihet me paketën e re të ndihmës ushtarake amerikane që kap vlerën e 1.8 miliardë dollarëve.

Gjatë vizitës në SHBA, Volodymyr Zelensky do të mbajë dhe një fjalim në Kongres për ligjvënësit amerikanë.

Share Messenger

Më të lexuarat