Zëdhënësja e Partizanit të Beogradit: Kështu do i mbrojmë shqiptarët

Share Messenger

Në një intervistë për Supersport, zëdhënësja për shtyp e klubit të Partizanit, Biljana Obradoviç, ka deklaruar të gjitha masat që klubi serb ka marrë për të siguruar një mbarëvajtje normale të ndeshjes me Skënderbeun. Për të evituar skenat që ndodhën 14 tetorin e 2014, me kombëtaren shqiptare, ajo u shpreh se këto janë masat më ekstreme që klubi i Partizanit ka marrë ndonjëherë.

“Tuneli nga ku do dalin lojtarët do të zgjatet deri tek fusha e lojës, për të ndaluar sendet e forta. Tribuna veriore dhe një pjesë e tribunës lindore do të jenë të mbyllura për tifozët, dhe do t’i shërbejnë vetëm forcave të policisë “ – deklaroi Obradoviç.

Më tej, për masat e marra për tifozët, ajo tha: “Biletat do të jenë me emër dhe mbiemër. Ata që do vijnë në stadium duhet të kenë një mjet identifikimi me vete. Spektatorëve nuk do tu lejohet asgjë tjetër përveç sendeve personale, si telefona e çelësa. Stadiumi do mbulohet nga 98 kamera sigurie.”

Biljana kërkon që ndeshja e së enjtes të jetë e përkryer, ashtu siç ajo vlerësoi ndeshjen e parë, të zhvilluar në Elbasan. “Dua të falënderoj shqiptarët për mikpritjen që na dhanë në Tiranë e Elbasan. Siç e tha dhe trajneri Dukiç, presim një sjellje korrekte prej tifozëve tanë, të respektojmë shqiptarët ashtu siç na respektuan neve” – përfundoi Obradoviç.

Share Messenger

Më të lexuarat