Zbulohet plani i Borës për tu futur në BBV për një përballje me Trixën dhe Donaldin?

Share Messenger

Bora Zemani sërish është përfolur për hyrjen e saj në BBV.

Bora Zemani vendosi të festoj ditëlindjen me të gjithë miqtë e saj të afërt. Në këtë 30 vjetor ku ajo po feston pa Donaldin nuk kanë munguar batutat dhe situatat komike krijuar nga këngëtarë dhe artistë të ftuar në festë.

Mes të tjerash situata me Donaldin dhe gjendja e saj emocionale është kaluar me humor nga dy këngëtarët Bruno dhe Klajdi teksa i këndonin këngë dashurie.

Në këtë festë nuk ka munguar edhe prezenca e Lori dhe Sara Hoxhës apo e Arbana Osmanit që përflitej se Bora ka patur një konflikt pas hyrjes në BBV.

Sipas burimeve në ‘Top Channel’, një ide e tillë është hedhur sërish në tavolinën e mbledhjes. Teksa po mendohet për skaletën e finales së madhe të ‘Big Brother Vip’ një ndër pikat që po përflitet është edhe hyrja e Borës në një përballje me Donaldin dhe Beatrix.

Flitet se një ide e tillë është konfirmuar edhe nga vetë Bora por dhënia e këtij lajmi publikisht ende nuk është bërë nga ‘Top Channel’.

Duhet cilësuar se për publikun do të ishte shumë interesante një përballje e tillë. Kjo ide e mirëmenduar nga stafi i BBV do të sillte një pikë të lartë audience. Kujtojmë që finalja e madhe do të mbahet në 18 Shkurt.

Share Messenger

Më të lexuarat