Zbulohet kërkesa e Rashfordit për të qëndruar te Manchester United

Share Messenger

Marcus Rashford raportohet se nuk e dëshiron largimin nga Manchester United.

Sulmuesi anglez ishte i lidhur me një largim nga “Old Trafford” në afatin kalimtar të verës, por tani thuhet se ai nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Sipas “CaughtOffside”, Rashford preferon që të mbetet te “Djajtë e Kuq”, por gjithashtu thuhet se ai po kërkon garanci për të pasur më shumë minuta në lojë nën drejtimin e Erik ten Hag, i cili do të jetë në krye të skuadrës nga sezoni i ardhshëm.

24-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa ekziston edhe opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër vit.

Arsenali dhe Paris Saint-Germaini besohet se janë klubet e interesuara për shërbimet e Rashfordit.

Share Messenger

Më të lexuarat