Zafir Berisha: Riciklimi i krimit të organizuar përmes “Inspektor Shaqes”, është i papranuar për prizrenasit!

155 Shares Share Messenger

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, takimet me qytetar për zgjedhjet e 22 tetorit i filloi në fshatin Jeshkovë, vend ky i dëshmuar për sakrificë dhe rezistencë, ku ishte edhe baza e parë e brigadës 125.

Kryetari Zafir Berisha kërkoi mbështetje në rrugëtimin e tij për ndryshimet politike në Prizren, me ç’rast tha se nga Jeshkova iu bëjë thirrje miqëve, bashkëluftëtareve dhe të gjithë qytetareve që ti besojnë vizionit të NISMA për Kosoven dhe vendosmërisë së saj, që qeverisjen komunale në Prizren t’ia kthejnë qytetarëve.

Tendenca për riciklim të krimit të organizuar përmes “Inspektor Shaqes”, është e papranuar për Prizrenasit, prandaj kërkohet një mobilizim i forcave progresive, që të triumfoi me 22 tetor platforma e NISMA për Kosovën e cila garanton siguri për qytetarët dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Të pranishmit i përshëndeti edhe deputetja e kuvendit të Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj dhe kandidati për kuvend komunal të Prizrenit, Daut Buduri.

Share Messenger

Më të lexuarat