Yllka Neziri, shqiptarja e parë në Asamblenë e një komune në Norvegji

Share Messenger

Yllka Neziri është shqiptarja e parë që ka fituar një vend në Asamblenë e Sandefjord në Norvegji. Nëna e tre fëmijëve është e lindur dhe e rritur në Gjakovë, ndërsa në moshën 18 vjeçare emigroi familjarisht në Norvegji.E lindur dhe e rritur në Gjakovë të Kosovës, Yllka Neziri ishte 18 vjeçare në kohën kur nisi lufta në Kosovë dhe bashkë me familjen migruan në Norvegji.Asnjëherë nuk e kishte menduar se do t’i futej politikës.

Ajo kishte punuar shumë duke krijuar atje në biznes të sajin, si dhe familjen e saj të re.Yllka Neziri është shqiptarja e parë që ka fituar një vend në Asamblenë e Sandefjord në Norvegji. Nëna e tre fëmijëve është e lindur dhe e rritur në Gjakovë, ndërsa në moshën 18 vjeçare emigroi familjarisht në Norvegji.E lindur dhe e rritur në Gjakovë të Kosovës, Yllka Neziri ishte 18 vjeçare në kohën kur nisi lufta në Kosovë dhe bashkë me familjen migruan në Norvegji.
Asnjëherë nuk e kishte menduar se do t’i futej politikës.Ajo kishte punuar shumë duke krijuar atje në biznes të sajin, si dhe familjen e saj të re.
Megjithatë në vitin 2015 si nënë e tre fëmijëve, ajo iu fut politikës duke u bërë anëtare e qendrës së djathtë norvegjeze të kryeministres Erna Solberg.Ajo ka fituar në zgjedhje e vitit 2015 duke u bërë kështu asamblistja e parë shqiptare në një komunë në Norvegji.Edhe në zgjedhjet e fundit që u mbajtën më 9 shtator Neziri sërish ka fituar duke marrë një mandate të dytë si asambliste në qytetin Sandefjord.Ajo menjëherë pas zgjedhjeve ka vendosur ti kalojë disa ditë pushime në Kosovë. Por meqë zgjedhjet në Kosovë janë afër ajo është habitur me faktin që në Kosovë vetëm 30% të femrave janë në lista zgjedhore.Thotë se ky diskriminim gjinor nuk ndodh në vendin ku ajo jeton.Në zgjedhjet e fundit lokale në Norvegji Faruk Brahimi ka rritur në dy numrin e shqiptarëve të përfaqësuar në komunat norvegjeze. Ai u zgjodh asamblist në qytetin Sandnes.

Share Messenger

Më të lexuarat