Ylli i PSG-së infektohet me koronavirus, mungon kundër Bayern Munich

Share Messenger

Një tjetër futbollist italian rezulton pozitiv pas Leonardo Bonuccit e Marco Verrattit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Paris Saint Germain, Alessandro Florenzi, i cili është vendosur në izolim, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë klubi francez nëpërmjet një komunikate zyrtare.

PSG bën me dije se Florenzi ishte lënë në jashtë grupit të skuadrës pas rikthimit nga grumbullimi me kombëtaren italiane, si masë parandaluese, ndërsa tani do të qëndrojë në izolim deri në një tampon negativ.

Tani është e sigurt që ashtu si Verratti, edhe Florenzi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Pochettino për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit të Mynihut, e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje.

Vlen të theksohet se Verratti është prekur nga koronavirusi për herë të dytë në harkun e tre muajve, pasi edhe në muajin janar pati humbur dy ndeshje të kampionatit për të njëjtën arsye.

Share Messenger

Më të lexuarat