Xharra: Tani vajzat mund të rrezikohen kudo – në shkolla, në rrugë, në lagje …

Share Messenger

Gazetarja Arbana Xharra po ashtu ka reaguar pas dhunimit të 11 vjeçarës në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, Xharra ka shkruar së kryeqendra e Kosovës, Prishtina – është bërë një vend ku gjasat që një çikë të përfundojë e dhunuar janë shumë të mëdha.
“5 monstruma paskan dhunuar një vajzë 11 vjeçare në Prishtinë në kryeqendrën e Kosovës. Kur në akte të tilla përfshihet një person, kemi të bëjmë me një dhunues, kriminel, pedofil…emrojeni si të doni. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një grup prej 5 vetave, kjo do të thotë që në atë vend predispozita për me u dhunu çikat janë shume të mëdha”, thuhet në këtë postim.

“Pra ato rrezikohen në shkolla, në rrugë, në lagje kudo. Kushedi sa raste të tjera as që janë raportuar. Pra, cilat janë elementet që e nxisin një grup të rinjsh me dhunu një fëmijë? Sëmundje mentale s’mund të kënë të pestit, pedofil s’mund të jenë të pestit. A konsiderohet një 11 vjeçare e rritun për mendësinë e tyre kriminale?”, ka bërë disa pyetje gazetarja.

“Është shumë më e rrezikshme kur të pestit lehtësisht pa friken e ndëshkimit dhunojnë një FËMIJË. Kur kemi të bëjmë me një pedofil apo dhunues… atëherë i vihet në kërkim policia dhe organet tjera të sigurisë si një individ kriminel. Por kur janë 5 te rinj ky numër nuk përfundon me kaq, atëherë lehtësisht janë edhe 10, 20, 30… pra kemi të bëjmë me mëndësi kriminale që ushqehet nga shumë faktor. Duhet te hulumtohet se nga vjen kjo mendësi qe e bind mashkullin se femra është e pavlerë, se ato mund të dhunohen seksualisht edhe si të mitura. Nga buron kjo mendësi kriminele?”, ka thënë në fund të këtij statusi në Facebook Arbana Xharra.

https://www.facebook.com/axharra/posts/10223724505915556

Share Messenger

Më të lexuarat