Xhandarmëria e Serbisë të armatosur futen në Kamenicë, kapen nga kamerat e restorantit

Share Messenger

Xhandarmëria e Serbisë janë parë sërish të futen në territorin e Kosovës, saktësisht në Kamenicë, të maskuar e armatosur.

Kjo dëshmohet edhe në pamjet që janë kapur nga kamerat e një restaurant në Kamenicë, ku shihen dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë serbe.

Personi i cili i ka shpërndarë pamjet ka thënë se kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 17:00, në fshatin Karaçevë.

Sipas tij, janë të detyruar që provokimeve të tilla, t’i përgjigjen në mundësitë e tyre.

“Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës. Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona. Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike sërbe. Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë.”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës dhe në këtë pjesë të vendit.

Për më shumë, ndiqni pamjet më poshtë.

Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike sërbe.Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë.

Gepostet von Adhurim Q. Krasniqi am Freitag, 7. August 2020

 

Share Messenger

Më të lexuarat