Xhaka mbetet në dëshirën e madhe të Mourinhos, Roma pritet të dërgojë një ofertë të re për të

Granit Xhaka ishte objektivi kryesor i Romës verën e kaluar për të forcuar mesfushën dhe tashmë duket se mbetet në dëshirat e trajnerit Mourinho.Sipas Gazzetta dello Sport, pavarësisht se klubet nuk arritën një marrëveshje qershorin e kaluar, dhe lojtari ka rinovuar së fundmi me Topçinjtë, dëshira e trajnerit portugez për të llogaritur tek shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm mbetet e fortë.
Prandaj, sipas gazetës italiane, në qershor Roma do të paraqesë një propozim për të siguruar shërbimet e lojtarit.