Xeni shoqërohet në polici, theu rregullat e karantinës

Share Messenger

Këngëtari i njohur kosovar Shkelzen Jetishi është shoqëruar në stacionin e policisë se Gjakovës pasi ka dalë nga shtëpia duke shkelur urdhërin e autoriteteve kosovare për vetizolim.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit.

“Dje është hapë rast për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektim të urdhëresës. Është hap rast dhe është liru në procedurë të rregullt me premtimin që ka me e respektu urdhëresën”, tha Gjurkaj për gazetën Sinjali.

Përveç këngëtarit, Gjurkaj njoftoi se për shkeljen e urdherit për vetizolim, policia në Gjakovë ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Këngëtari Shkelzen Jetishi u urdhërua të vetizolohej, pasi ishte parë afër këngëtarit tjetër nga Gjakova Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.

Share Messenger

Më të lexuarat