Will Smithit i jepen afat dy javë për të kërkuar falje në akademi

Share Messenger

Aktorit me famë botërore, Will Smith iu dhanë kohë dy javë për të apeluar te akademia që t’i falet veprimi që e kishte bërë në ceremoninë e Oscars.

Aktori e kishte goditur me shuplakë komikun Chris Rock pasi nuk i kishte pëlqyer një shaka e këtij të fundit drejtuar bashkëshortes së tij.

Raportohet që Smith do t’i telefonojë shefat e Oscar në 24 orët e ardhshme për ta mbrojtur çështjen e tij.

“Gjërat janë as andej, as këndej. Ai do ta shkruajë një letër zyrtare të kërkim-faljes, dhe efektivisht do të lutet për faljen e tyre”, ka thënë një burim i afërt i Smithit për The Sun.

“18 prilli është Dita D, andaj ai do ta kuptojë nëse ende e ka një Oskar, apo një karrierë”.

Share Messenger

Më të lexuarat