Web-faqja 30 mijë euro: Vjen sqarimi nga ministria e udhëhequr, nga Blerim Reka

Share Messenger

Ministria e Integrimit Evropian ka sqaruar kontratën për shërbime, disenjimi, krijimi dhe mirëmbajtje të web-faqeve për nevoja të saj.

Në komunikatë thuhet se shumë e përgjithshme prej 28,500.14 eurosh është për periudhën kohore prej 36 muajsh, apo tre vjet 2020-2022. Sipas tyre, në këtë kontratë, nuk bëhet fjalë për shumën prej 30. 000.00 eurosh për një vit, por kjo për shumën vjetore prej 8.333.33 euro në vit, apo afro 694.44€ në muaj.

Ministria e Integrimit Evropian sqaron se me këtë kontratë do të vazhdohet mirëmbajtja e tre web-faqeve të MIE-së dhe një databaze, e jo siç u prononcua në media të mirëmbajtjes së vetëm një web-faqeje.

Këto tre web-faqe janë ajo zyrtare e MIE-së, web-faqja e liberalizimit të vizave dhe web-faqja e re e MSA-së, e cila është paraparë në Strategjinë për komunikimin e procesit të integrimit evropian 2019-2021 të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës vitin e kaluar si dhe databaza e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe, që buron nga marrëveshja ndërshtetërore Kosovë-Shqipëri për publikimin e akteve ligjore të BE-së në gjuhën shqipe.

Sipas MIE-së, thirrja për aplikim të operatorëve ekonomikë është bërë që në dhjetor të vitit 2019. Sipas njoftimit zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, në aspektin ligjor lidhur me lidhjen e kësaj kontrate çdo dispozitë ligjore e procedurave të prokurimit është respektuar, i njëjti ka konfirmuar atë se nuk ka pengesa ligjore apo ndonjë parregullsi për vazhdimin e procedurës për finalizimin e lidhjes së kësaj kontratës se re.

Po ashtu, bëhet e ditur se mirëmbajtja e këtyre web-faqeve përfshin “hostimin”, emëtimin – “domain”, disenjimin në tërësi, mirëmbajtjen e përgjithshme 7/24h në bazë të kërkesës së MIE-së.

Share Messenger

Më të lexuarat