Wanda Nara thuhet se nuk do ta falë Icardin pas përpjekjes për ribashkim: Preferoj dorën time pa unazë

Share Messenger

Pas një sërë lajmesh që qarkulluan se Icardi e kishte tradhtuar gruan e tij, shumë menduan se të dy u rikthyen sërish bashkë, por duket se nuk është ashtu.

Të dielën, 17 tetor, Mauro bëri një postim në Instagram ku shfaqej i përqafuar përkrah partneres.

Që atëherë, biondja ka dhënë një mesazh në InstaStory në lidhje me marrëdhënien e po ashtu edhe me unazën e martesës.

Të hënën, 18 tetor, Nara publikoi një imazh duke shfaqur dorën pa unazën e saj të martesës.

“Mirëmëngjesi, preferoj dorën pa unazë”, duke çuar në më shumë spekulime për të ardhmen e çiftit.

Nara më pas kishte hequr edhe nga lista e ndjekësve Icardin dhe China Suarez, që besohet se është gruaja që hyri në mes të këtij çifti.

Futbollisti ka munguar edhe në disa trajnime të PSG-së me arsyen se ka të bëjë me çështje personale.

Share Messenger

Më të lexuarat