VV: Po marrëveshje me LDK-në, por jo të futet posti i Presidentit

Share Messenger

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është deklaruar lidhur me ngecjen e madhe për arritjen e koalicionit për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit.Ajo për Klan Kosova ka bërë të ditur se brenda ditëve pritet të ketë takim mes Kurtit dhe Mustafës, por se VV nuk pranon që në marrëveshje të futet edhe posti i Presidentit.Haxhiu tha se as VV dhe as LDK nuk duhet të barrikadohen me qëndrimet e tyre, por duhet të jenë fleksibile sepse qytetarët kanë vendosur që Qeveria e ardhshme të formohet nga këto dy subjekte politike.

Ajo po ashtu ka thënë se ekziston mundësia që President të bëhet dikush që nuk është pjesë e VV-së apo LDK-së, por që është person unifikues.

Share Messenger

Më të lexuarat