VV i përgjigjet Isa Mustafës: Nuk heqim dorë nga kryeparlamentari, ju dhamë 6 ministri për këtë

Share Messenger

Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se pozita e Kryetarit të Kuvendit nuk do t’i jepet LDK’së, pas kërkesave të fundit nga kreu i saj Isa Mustafa.

Nagavci ka thënë se pajtohet me deklaratën e Isa Mustafës, se marrëveshja duhet të jetë e balancuar në marrjen e përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm qeverisës, por Vetëvendosje mbetet te oferta e fundit që ka pasur për LDK’në.

Sipas saj Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë më shumë LDK’së, duke ia besuar udhëheqjen e 6 ministrive, derisa për vete ka lënë 5 sosh, por se ata nuk heqin dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, pasi Glauk Konjufca u zgjodh me 75 vota në seancën konstituive me 26 dhjetor.
Reagimi i plotë i Arbërie Nagavcit:

Numërimi prapa i ditëve për votimin e Qeverisë ka filluar nga sot.

E vlerësoj takimin e Kryesisë së LDK-së dhe e shoh si hap përpara në arritjen e marrëveshjes.

Pajtohem plotësisht me deklaratën e zt. Mustafa “Të përkushtuar që të punojmë për një marrëveshje e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Marrëveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar dhe me përgjegjësi të balancuara mes dy palëve në harmoni me atë që qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre…”

Në linjë të njejtë është edhe LV! andaj dhe në propozimet tona kemi ofruar që të ndajmë në mënyrë të barabartë marrjen e përgjegjësive në qeverisje, ose madje më shumë se balancim të qeverisjes duke i besuar LDK-së udhëheqjen e 6 ministrive përderisa ne do të qeverisim me 5 ministri.

Sa i përket ndarjes së pushteteve, këtë e përcakton Kushtetuta në nenin 4 dhe LV! është e prirur dhe zotohet për respektimin e saj të plotë.

Sipas Kushtetutës, tashmë kemi pushtetin legjislativ të dalur nga votimi i drejtpërdrejtë dhe Kryetarin e Kuvendit që është votuar nga 75 deputet.

Duhet të punojmë që brenda afatit kushtetues të votojmë Qeverinë dhe të ndajmë përgjegjësitë ekzekutive.

Duhet të zotohemi për angazhimin e përbashkët në zgjedhjen e Presidentit Konform Kushtetutës.
Duhet të mobilizohemi për profesionalizëm të plotë e krijim të kushteve për çkapjen e pushtetit gjyqësor dhe të institucioneve që mbrojnë rendin kushtetues, integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike.

Besoj se një marrëveshje e tillë plotëson pritshmëritë dhe respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Pasi kemi një shprehje deklarative të vullnetit të përfaqësuesve të LDK-së , pres që kjo të realizohet edhe praktikisht. Shumë mirë që kjo marrëvesje të arrihet deri në fund të javës. Unë po e shof si vullnet e gadishmëri, uroj të mos jetë kushtëzim, (si po e interpretojnë disa media).

Dhe kur ky vullnet ekziston s’ka asnjë kusht parimor që mund të pengojë.

Share Messenger

Më të lexuarat