Vuçiq “viktimizohet”, shkak aplikimi i Kosovës për Këshillin e Evropës dhe mbështetja nga Gjermania

Share Messenger

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka një praktikë të dhurojë “spektakël” dhe të shtiret si viktimë, edhe kësaj radhe nuk hezitoi ta bëjë një gjë të tillë.

Tani ishte i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, që e “nxiti” Vuçiqin të komentoj deklaratën e politikanit gjerman që Kosova ka mbështetjen e Gjermanisë sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, transmeton Telegrafi.

Sarrazin tha të shtunën se Kosova është në zemër të Evropës dhe se i përket Këshillit të Evropës – duke shprehur haptazi mbështetjen për Kosovën sa i përket procesit të anëtarësimit në këtë organizatë.

Ndërkaq presidenti serb gjatë një interviste dhënë për televizionin Prva tha: “Nëse më lejoni, do t’i drejtohesha qytetarëve të Serbisë në një mënyrë tjetër. Nganjëherë në këto kohëra është mençuri të heshtësh disa gjëra”.

“Çmimin që po e paguajmë është i madh. Tani të gjithë do të thonë ja Vuçiqi i cili po i vë sanksione Rusisë, por ne do të luftojmë deri ku të mundemi që të zhvillojmë politikat tona. Po durojmë dëme të mëdha dhe nuk kërkojmë falënderime nga askush, por do të ishte më e drejtë nga ambasadori rus që do të tregonte më shumë respekt. Të gjitha shpjegimet e mia po i transmetojnë si duan të gjithë”, shtoi Vuçiq duke tentuar ta luaj rolin e viktimës.

Në anën tjetër ministrat e G7-ës i kanë bërë thirrje Serbisë që të harmonizojë politikat me BE-në.

“Paralajmërimet nga G7 sikur janë bërë vetëm për Serbinë. Çfarë të them është një politikë pa parime dhe presione brutale. Madje edhe britanikët sillen më korrekt sesa gjermanët, të paktën nuk përdorin menjëherë sëpatën”, tha ndër tjera presidenti serb.

Share Messenger

Më të lexuarat