Vuçiq me kërcënime të rënda ndaj Kosovës: Masat tona do të jenë të dhimbshme për Kosovën

Share Messenger

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për siç tha ai, shkelje të çdo pike të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në një konferencë për media, Vuçiq i ka cilësuar trazirat e marsit të 2004-ës si “përsekutuese” ndaj popullit serb.

Ai ka paralajmëruar edhe masa karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa.

“Nesër do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, e sidomos në aspektin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, ka thënë ai.

Vuçiq ka paralajmëruar po ashtu se do të ftojë KFOR-in e NATO-n që të intervenojnë lidhur me rastin.

Ai tha se ka diskutuar për situatën me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel. Vuçiq paralajmëroi që nesër do të thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, pikërisht për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat