Vucic tensionohet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i jep ultimatum Kosovës dhe BE-së

Share Messenger

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ku është tërhequr nga kërcënimet e djeshme për vendosje të “masave të dhimbshme”, siç i ka quajtur ai.

Ai ka thënë se nuk do t’iu përgjigjet këtyre veprimeve duke thënë se e vetmja zgjidhje është “tërheqja e gjithë njësiteve nga Kosova”.

Vucic thotë që gjatë seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka marrë një propozim për zgjidhjen e situatës por e ka refuzuar

“Ne nuk do t’iu përgjigjemi më truqeve kriminale të Vagabondëve të Prishtinës. E vetmja zgjedhje është tërheqja e gjithë trupave nga veriu i Kosovës dhe kthimi në gjendjen paraprake, pastaj shkojmë në Bruksel dhe nëse është e mundur do të merremi vesh. Gjithmonë jemi të gatshëm për marrëveshje”, tha ai.

Më tutje ai i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare “që të bind Kosovën që të mos detyrohet Serbia të vendosë çfarëdo mase.”

“Bashkësia Ndërkombëtarë dhe Kosova duhet të dijnë se Serbia është e përkushtuar për paqe por gjithashtu do ta mbrojë atdheun e vet”, tha Vucic.

Ai i ka dhënë ultimatum Bashkimit Evropian të tregojë nëse marrëveshja e Brukselit është e vlefshme dhe nëse do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka edhe një kusht me rëndësi dhe kërkojmë përgjigje a ekziston apo jo marrëveshja e Brukselit, kur do të formohet Bashkësia e Komunave Serbe këtë përgjigje e kërkojmë brenda këtij muaji. Heshtja e tyre dhe mospërgjigja do të jetë shenjë e mjaftueshme që marrëveshja e Brukselit tashmë nuk ekziston dhe që ata nuk duan të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe dhe kjo është mjaft, kështu që do më bind që ajo marrëveshje nuk ekziston, pasi thelbi i asaj marrëveshje është Asociacioni i Komunave Serbe, arsyeja pse është arritur marrëveshja e Brukselit.”, tha Vucic.

Vucic gjithashtu ka kërkuar që të rrëzohet vendimi për dënimin e Ivan Teodosijevic, gjithashtu ai ka kërkuar edhe nga BE që të kërkojë një gjë të tillë dhe në rast se nuk ndodh, sipas Vucic i bie që: “bashkësia Ndërkombëtare po e mbështet përzënien e serbëve nga Kosova.”

“Poashtu kërkojmë që me urgjencë të lëshohet licenca për furnizim me energji elektrike për dy kompanitë serbe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Ndërkohë, derisa të zgjidhen këto çështje ne do të gjejmë mjete për furnizimin e popullit tonë në veri.”, tha Vucic.

Ai këto deklarata i ka bërë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Share Messenger

Më të lexuarat