Vucic lëshon një provokim publik për Albin Kurtin: Ja përmend flamurin

Share Messenger

Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, ka reaguar pas takimit të Ambasadorit Britanik në Kosovë, Nicholas Abott me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e pyetur cilat zgjedhje i ka fituar ai, që ende e mban flamurin shqiptar në zyrë.
Reagimi i Vucic vjen pas fotografisë së publikuar nga takimi i dy palëve, ku në prapavijë shihet flamuri shqiptar.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Vucic pyet Ambasadorin Britanik se cilit shtet i takon flamuri që shihet në prapavijë.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se Ambasadori Gjerman, Christian Heldt dhe ai i SHBA’së Philip Kosnett nuk pranuan të takohen me Kurtin në zyrën e tij, pikërisht për shkak të këtyre simboleve

Share Messenger

Më të lexuarat