Vritet një 22-vjeçar në Gjilan

11 Shares Share Messenger

Mbrëmë gjatë orës 23:20 një person i moshës 22-vjecare është vrarë në fshatin Bresalc të Gjilanit. Policia për këtë rast e ka arrestuar një person, ndërkohë që i dyshuari kryesor i njohur për policinë gjendet në arrati, raporton Gazeta Express. Rasti mendohet të ketë ndodhur për motive të ulëta.
Për Gazetën Express, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

Policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta arrestojë një të dyshuar. Ndërsa, një i dyshuar tjetër ende është në arrati”, ka thënë Hashani.

Sipas Ismet Hashanit në emergjencën e Gjilanit pa shenja jete është sjellë i riu.Ai ka bërë të ditur se policia ka arritur ta arrestojë njërin prej të dyshuarve, por i dyshuari kryesor ndodhet në arrati.

Në vendin e ngjarjes policia ka arritur ta konfiskojë një veturë.

Hashani tha se ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Share Messenger

Më të lexuarat