Vrasja para kamerave që tronditi botën (Foto/Video)

24 Shares Share Messenger

Historia e tij pati tronditur botën në vitin 1991.

Pronari i një toke në Angli i priti me pistoletë në dorë zyrtarët vendorë, të cilët do i prishnin shtëpinë që kishte ngritur pa leje ndërtimi.

Aksioni u krye me praninë e kamerave.

Por Albert Dryden nuk e pati fare problem që të qëllonte mbi zyrtarin Harry Collinson, duke e vrarë.

E gjithë ngjarja u filmua nga një kameraman i BBC.

Dryden u dënua me burgim të përjetshëm.

Por sot 76-vjeçari ka dalë nga burgu. Kjo për shkak se ai ka pësuar një goditje në tru dhe nuk flet dot.

Vëllai i tij tha se ai do të kalojë ditët e fundit në një azil.

Share Messenger

Më të lexuarat