Vrapimi i jashtëzakonshëm i Mbappes identik me atë të Ronaldos pikërisht ndaj Argjentinës

12 Shares Share Messenger

Kylian Mbappe i kaloi mbi 60 metra vrap me top në këmbë para se të ndalej në mënyrë të parregullt nga Marcos Rojo brenda 16-metersisht të Argjentinës.
Mbrojtësi argjentinas zgjodhi kartonin e verdhë dhe penalltinë kundër ekipit të tij për të mos e lejuar Mbappen të shënonte pas një vrapimi të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, përgjegjësinë për të gjuajtur penalltinë e mori Antoine Griezmann dhe nuk gaboi. Mbappe shënoi dy gola në fitoren 4-3 të Francës ndaj Argjentinës në 1/8 e finales së Kupës së Botës të shtunën.

Ndërkohë, vrapimi i Mbappes na e kujton vrapimin e ngjashëm të Ronaldos Nazarios kundër të njëjtit kundërshtar, Argjentinës, në vitin 2004.

 

Share Messenger

Më të lexuarat