Vota e tij e bëri kryeminister Hotin, thotë se votova pro që të mos shoh më ‘Haki Abaza’ në Qeveri

Share Messenger

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, thotë se mori vendim ta votojë qeverinë Hoti vetëm që të mos i shohë ‘Haki Abazët në qeveri’.

Duke iu referuar një interviste të Haki Abazit ku ai akuzon Thacin, Shala tha se për ‘këtë e ka votuar qeverinë Hoti’.

“Me të kuptuar se vota ime është vendimtare, kam ardhur ta votoj qeverinë Hoti, për shumë arsye. Ka pasë shumë Haki Abaza në qeverinë e kalume që kanë nxjerr vner kundër UCK-së, për këtë dhe 100 mijë arsye të tjera kam ardhë në sallën e Kuvendit për ta votuar qeverinë Hoti”, ka thënë Shala në T7.

Share Messenger

Më të lexuarat