Vjosa Osmani: Majlinda është ëndrra jonë e realizuar

Share Messenger

Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, po mbahet aktivitet i veçantë në nderim të Kampiones së shumëfishtë, Majlinda Kelmendi.

Kjo natë shënon një moment historik të kalimit të Majlinda Kelmendit nga një sportiste aktive në arenën e xhudos në trajnere të yjeve të xhudos në ngritje.

Presidentja Osmani mbajti një fjalim emocionues në fillim të ceremonisë.

“Ajo me të dretjë cilësohet si mbretërëshë e xhudos, dhe heroinë. Ajo e bëri shtetin tonë të tillë, siç e duam. Flamuri kaltër e verdhë valoi krah shtetëve të mëdha falë Majlindës. 30 vjeçarja është krenaria e vendit tonë. Nuk është vetëm xhudiste, ajo ka sfiduar sportin e xhudos me çdo gje që mund të fitohet dhe fitoi gjithçka çka duhet fituar. Majlinda është ëndrra jonë e realizuar” – tha Osmani.

Majlinda pati arritje të mëdha në skenën botërore të xhudos, ku gjatë karrierës së saj ka koleksionuar 46 trofe shumë të rëndësishme në këtë sport.

Kelmendi i ka fituar 32 medalje të arta në gara të mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Ajo do të largohet pas një karriere jashtëzakonisht të shquar, si kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione kontinentale (4 herë).

Share Messenger

Më të lexuarat