Vjosa Osmani jo si LDK-ja: Mos e votoni rrëzimin e Albin Kurtit

Share Messenger

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të mos votohet nesër mocioni i partisë së saj për rrëzimin e Albin Kurtit nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Osmani ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos votohet mocioni i LDK’së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se mocioni i LDK’së nuk është në kohën e duhur dhe Kosova nuk mund të ketë një qeveria me legjitimitet.

“Absolutisht nuk e përkrahi kët mocion dhe natyrisht i bëj thirrjë të gjithë deputetëve të mos e përkrahin këtë mocion, sepse as nuk është në kohën e duhur e as nuk do t’i prodhon Kosovës një qeveri që ka legjitimitet”, tha Osmani, transmeton Gazeta Metro.

Osmani po ashtu tha se nesër do të ketë debat ndërmjet deputetëve lidhur me mocionin dhe rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Share Messenger

Më të lexuarat