Vjosa Osmani: Fyerjet çnjerëzore nuk do t’ua fali kurrë, derën mund të ma tregojnë vetëm qytetarët

Share Messenger

Nënkryetarja e LDK’së Vjosa Osmani thotë se mund t’i pranojë sulmet politike nga ana e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës por jo edhe fyerjet çnjerëzore dhe ‘thikat pas shpine’ që thotë se i janë bërë asaj.

Osmani thotë se ka tentuar ruajtjen e koalicionit me VV’në për shkak të premtimeve që u kishin bërë qytetarëve.

“Për mua është e pakonceptueshme gjërat që më thuhen dhe më thuhen madje edhe nga anëtar të kryesisë së LDK’së dhe Këshillit të Përgjithshëm”, tregon Osmani në Pressing.

Sipas saj fyerjet e tilla janë publike.

“Sulmet politike mund t’ua fali, fyerjet çnjerëzore nuk do t’ua fali kurrë”, shton ajo.

“Janë deklarata publike. Është e turpshme që fyerje të tilla të bëhen nga njerëzit e shtëpisë”, thotë Osmani.

Sipas saj, ajo vetëm ka kryer përgjegjësitë e saj, si kandidate e LDK’së për kryeministre.

“Unë kam dalë në ballë të garës në shtëpinë time në LDK. Thika prapa shpinës nuk i takon shtëpisë sime”, tha ajo.

E pyetur se a do të shkojë Vjosa Osmani në Vetëvendosje, ajo është përgjigjur:

“Nuk është cështje që e kam menduar sepse synimi im apo karriera politike ndërlidhet me qytetarët. Është shumë me rëndësi që në politikë të ndërtohet modeli i mbajtjes së fjales, e jo vetëm të gjuash fjalë e të mos i mbash ato, e shoh bashkëpunimin me VV-në si pjesë të ckapjes së shtetit”, ka thënë ajo.

Osmani i është kundërpërgjigjur Haki Rugovës dhe figurave të tjera të LDK-së lidhur me ‘derën që ia kanë treguar’.

“Derën mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës, janë ata që më kanë sjellur deri këtu, për mua është e qartë, që janë elektorati, janë votuesi. Nuk është asgjë e re, njerëzit e njëjtë thonin para shumë vitesh që Vjosa Osmani nuk është pjesë e LDK-së, e tëra që ajo po bëj është mbrojtja e fjalës së dhënë. Nuk është se po bëj dicka që ata nuk e kanë ditur që do ta bëj nëse shkojnë me partitë tjera”, ka thënë ajo

Share Messenger

Më të lexuarat