Vjen oferta nga LDK-ja për koalicion me VV-në: Lutfi Haziri president, Vjosa Osmani në këtë post!

Share Messenger

Ndonëse kishin gjuhë të ashpër në fushatë ndaj Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës është zbutur pas rezultateve të zgjedhjeve.Zyrtari i saj, Adnan Merovci, në një postim në Facebook ka propozuar një ofertë për VV-në, për koalicion me ta.Ai këtë ofertë e quan “Vaksina shpëtuese e Kosovës”.

Sipas tij, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti, kryetar Kuvendi Glauk Konjufca, president Lutfi Haziri, ndërsa Vjosa Osmani të bëhet kryetare e LDK-së dhe ministre e jashtme.Postimi i tij:Vaksina shpëtuese për Kosovën!

Koalicioni: VV + LDK;Kryeministër: Albin KURTI;Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI;Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA;Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI;Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejtë kjo për Kosovën!

Share Messenger

Më të lexuarat