Vizitë në kohë lufte, si i priti Zelensky zyrtarët e lartë të BE-së, pamje që duhet t’i shihni

Share Messenger

Në ditën e 44 të luftës në Ukrainë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bashkë me kryediplomatin e BE’së Josep Borrell kanë udhëtuar me tren drejt Kievit.

Ata në kryeqytetin ukrainas u pritën nga presidenti Volodymyr Zelenskiy, për t’i ofruar mbështetje dhe siguri lidhur me kërkesën e tij për anëtarësim në BE.

Presidenca ukrainase ka publikuar pamjet, ku shihen momentet ku zyrtarët europianë takojnë Zelenskyn.

Ky udhëtim i udhëheqësve të BE’së në Ukrainë erdhi disa ditë pasi vendet e bllokut u pajtuan për një rund të ri sanksionesh kundër Moskës.

Liderët e Polonisë, Sllovakisë dhe Çekisë ishin të parë që vizituan Kievin. Më 15 mars ata takuan Zelenskyn për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainës e cila është nën sulmin rus që nga 24 shkurti i këtij viti.

Po atje ka shkuar ditë më parë edhe presidentja e parlamentit europian, Roberta Metsola.

Share Messenger

Më të lexuarat