Vishuni trashë këtë fundjavë, do bjerë borë

Share Messenger

Përgjatë ditëve të vikendit, në Kosovë mund të shfaqen reshjet e borës.

Sipas Prishtina Weather, Nga e diela kthjellime, mëngjeset me ngrica, ultësirave mundësi për mjegull.

Kalimi i një fronti të ftohtë gjatë natës sjell mbi vendin tonë mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me erë.

Në vise malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, e të shtunën në mbrëmje, me rënie të temperaturave rrebeshe bore mund të ketë edhe viseve të ulëta.

Depërtimi i masave të ftohta ajrore zbret ndjeshëm temperaturat në fundjavë.

Temperaturat e ajrit në rënie ditëve të fundjavës. Minimalet nga 1C zbresin në -3C, ditën e hënë. Maksimalet zbresin në 4C, e të hënën rriten përreth vlerave mesatare në 9C.

Share Messenger

Më të lexuarat