Virologia kineze që u arratis në SHBA – zotohet se do të publikojë prova që virusi është bërë nga njeriu

Share Messenger

Një virologe kineze e cila pretendon se qeveria kineze fshehu shpërthimin e pandemisë së coronavirusit, është zotuar se do të prodhojë prova shkencore se virusi është bërë nga dora e njeriut, shkruan Daily Mail.

Virologia e njohur kineze Dr Li-Meng Yan, që ka specializuar në virologji dhe imunologji në shkollën e shëndetit publik në Hong Kong, pretendon se Pekini ishte në dijeni për coronavirusin para se të fillonin raportimet e para publike për të

Prej asaj kohe ajo është detyruar të arratiset nga Hong Kongu, nga frika se jeta e saj mund të jetë në rrezik. Ajo sot gjendet në një lokacion të fshehtë, ku nga atje thotë se qeveria kineze “ka larguar të gjitha informacionet e saj” nga të dhënat e qeverisë kineze.

Dr Yan pretendon se raportet se COVID-19 ka origjinën në një treg të kafshëve në Wuhan, ishte thjesht sa për të “hedhur hirin syve” dhe se për këtë ajo planifikon të publikojë një raport, me të cilin zotohet se do të prezantojë provat se virusi është bërë nga dora e njeriut.

“Tregu i kafshëve në Wuhan ishte sa për të hedhur hirin syve dhe se virusi nuk ka buruar nga natyra”, ka deklaruar Dr Yan.

E pyetur se nga ka ardhur virusi, shkencëtarja është përgjigjur shkurt: “nga një laborator në Wuhan”.

“Sekuencat e gjenomeve janë sikur gjurmët e gishtërinjve të njerëzve. Bazuar në këtë mund të identifikoni gjërat. Do t’i përdori provat për t’i treguar njerëzve pse është dalë ky virus nga një laborator në Kinë”, ka shtuar ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat