Vetura e re e Xherdan Shaqirit, ka kushtuar hiq më pak se 200 mijë euro

Share Messenger

Ylli botëror, Xherdan Shaqiri është bërë me veturë të re së markës “Lamborghini Urus”.

Shaqiri është fotografuar në ambientet e kampit të Kombëtares së Zvicrës duke vozitur veturën e tij super luksoze.

Futbollisti shqiptar pëlqen veturat e shpejta, duke shpenzuar 200 mijë euro për “bishën e re”.

Shaqiri është i grumbulluar me Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat janë zhvilluar gjatë ditëve të fundit.

Anëtari i Liverpoolit është ndër futbollistët më të paguar në klubin anglez, pasi paga e tij sipas medieve angleze është rreth 150 mijë funta në javë./Fishmedia/

Share Messenger

Më të lexuarat