Vetëvendosje i shkarkon Shpend Ahmetit një zyrtar

Share Messenger

Pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është vendosur për shkarkimin e Qëndrim Sahitit të Partisë Socialdemokrate nga pozita e aksionarit në Ndërmarrjen Publike Banesore.
Votimi u bë pas 45 minutash pritje të asamblistes së LDK-së, Elmire Nikci Rexha, për bërjen e kuorumit.

Largimi i anëtarit të partisë së Shpend Ahmetit nga pozita e aksionarit të NPB-së erdhi pas propozimit të asamblistit të Vetëvendosjes, Egzon Azemit.

Kjo çështje shkaktoi përplasje mes dy grupeve parlamentare: të Vetëvendosje dhe të Partisë Socialdemokrate.

Pas përplasjej, asamblistët e Partisë Socialdemokrate bashkë me partnerët tjerë të koalicionit, pa Vetëvendosjen, e lëshuan sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në momentin kur për herë të parë pritej të votohej propozimi për shkarkimin e asamblistit Sahitit nga NPB-ja.

Share Messenger

Më të lexuarat