Vetëvendosja, paralajmëron se nuk e lejon të hyjë në Kuvend Driton Selmanajn

Share Messenger

Partia e Albin Kurtit thotë se nuk do të lejojë mbajtjen e seancave të Kuvendit kur i pranishëm nga Qeveria do të jetë edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i LVV-së, Dimal Basha, i cili thotë se si grup parlamentar kanë vendosur që të mos lejojnë vazhdimin e seancave kur aty të jetë i pranishëm Selmanaj.

“Si Grup Parlamentar kemi vendosur të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend”, ka thënë Basha.

“Çeshtja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike. Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapësirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njëjtë si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”, shtoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar në seancën e sotme shkarkimin e Driton Selmanajt pas përplasjes që ky i fundit ka pasur me deputeten e këtij subjekti, Saranda Bogujevci, e më vonë edhe deklaratën e tij për të pagjeturit që ka ngritur reagime të shumta.

Share Messenger

Më të lexuarat